Sot moti më i ftohtë, në orët e pasditës bie shi e borë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot më i ftohtë me vranësira dhe diell si dhe në orët e mëngjesit me kushte për mjegull nëpër ultësira. Temperaturat minimale zbresin deri në 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet luhaten ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Prishtina Weather njofton se gjatë orëve të pasdites ka mundësi për reshje lokale shiu, ndërsa në viset malore mbi 2 mijë metra edhe reshje bore.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 5-10m/s.

Mbetet ftohtë dhe kryesisht me vranësira edhe të enjten e të premten, me mundësi për riga lokale shiu. Në fundjavë kryesisht me diell dhe rritej temperaturash.

Lexo edhe:  Bletët sulmojnë autobusin, 4 viktima