Policia në Pejë kërkon bashkëpunim për kapjen e këtij personi – dyshohet për grabitje

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e një personi i cili dyshohet për veprën penale ‘grabitje’, e cila ka ndodhur me datën 29 mars në Pejë.

Për arrestimin e personit të dyshuar Policia ka shpërndarë edhe fotografinë e tij.

“Sektori Rajonal i Hetimeve DRP Pejё, ёshtё duke zhvilluar hetime intensive pёr kapjen e personit tё dyshuar pёr veprën penale” Grabitje” tё ndodhur me datё 29.03.2024 nё Pejё.

Nga kamerat e sigurisё ёshtё siguruar fotografi e personit tё dyshuar mirëpo deri me tani nuk ёshtё bёrё identifikimi i tij.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Nëntë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, një nga viktimat merr lëndime të rënda trupore