Serbia bën veprimin e parë të ulët pas anëtarësimit të Kosovës në KiE, bllokon autobusët me kosovarë në kufi

Foto ilustrim

Pak orë pasi është votuar pro rekomandimit të anëtarësimit të Kosovës në KiE, Serbia ka bërë veprimin e parë të ulët.

Në pikat kufitare serbe autobusët e Kosovës janë ndaluar dhe ka disa orë që nuk po lejohen të futen në Kosovë.

Ky vendim ka bërë që shumë autobusë me tabela të regjistrimit të Kosovës po presin më shumë që tre orë në pikat kufitare serbe.

Atyre nuk iu është dhënë asnjë arsyetim se pse po ndodhë ky maltretim ndaj tyre duke iu thënë vetëm se duhet të presin në kufi.

Lexo edhe:  Përfundon aksioni në MMPHI, Policia konfiskon dokumente e kompjuterë