Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të kemi destabilizim të fuqishëm të motit me shtim masiv të vranësirave të cilat do të sjellin reshje shiu e rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.

Priten reshje dhe rrebeshe të dendura shiu sidomos në kohen e kalimit të sistemit frontal. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme, fillimisht në veri të vendit, pastaj më vonë edhe në Dukagjin.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të ketë përkeqësim të motit me shtim masiv të vranësirave e rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Lokalisht priten stuhi ose shtrëngata të fuqishme shiu me breshër dhe bubullima masive.

Nga e Enjta më ftohtë, me vranësira e reshje të herëpashershme shiu. Nganjëherë priten edhe rrebeshe lokale shiu, por do të ketë edhe periudha të gjata pa reshje. Në viset malore reshje shqote e bore. Temperaturat afërsisht nga 1 minimalja deri 12, 13 ndërsa ndonjë ditë deri në 14 apo 15 gradë Celsius maksimalja./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Ferizaj: Qytetari e bën për spital zyrtarin policor në një kafene