“Ka qenë narkoman”, vëllai i gruas së vrarë tregon detaje të reja
Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Pejë. Burri ka vrarë gruan e tij në banesën e tyre.
Gazeta Insajderi po qëndron të familja e gruas së vrarë, Gjyljeta Ukellës. Nga atje për rastin ka folur vëllai i viktimës.
Ai tha se i dyshuari për vrasje, bashkëshorti i saj ka qenë në depresion.
Sipas tij i Edmond Lajqi ka probleme edhe lëndët narkotike.
“Hala se dim çka ka ndodh, a është dorëzuar dorasi në polici. Dhandrri u kanë në depresion. Me aq sa kemi njohuri dhune fizike nuk ka pas. Mbi 4-5 herë e ka denoncuar. Dhune psiqike ka pas. Ka qenë narkoman”, tha ai.
Ndryshe Prokurori i Krimeve të Rënda në Pejë, Ersan Qavolli tha se një vrasje makabre ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, derisa foli para mediave pas ekzaminimeve të kryera në vendin ku u vra sot Gjyljeta Ukella.
Ukella u ekzekutua në banesën e saj nga bashkëshorti Edmond Lajqi. Çifti jetonin bashkë në banesën ku u krye krimi.
Në një deklaratë për media, Qavolli tha se i dyshuari, bashkëshorti i viktimës është ndaluar për 48 orë, gjersa i njëjti ka një aktgjykim për dhunë në familje gjatë vitit 2022.