Prekëse: Vëllau e ngushëllon nënën në varrimin e Eronës që u vra dje

Familja Cokli është tronditur nga tragjedia që u ndodhi dje.

Vajza 21 vjeçare e tyre, Erona, u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj, Valon Aliu.

I plagosur mbeti vëllai 15 vjeçar i Eronës, i cili me dorë të lidhur po merr pjesë në ceremoninë mortore të motrës së tij, raporton Indeksonline.

Në varrim po marrin pjesë familjarë e shumë qytetarë të Ferizajt, përfshirë dhe kryetarin e kësaj komune, Agim Aliu.

Lexo edhe:  Vetaksident i tmerrshëm tek ‘Ura e Fshajtë’ – PAMJE