9-vjeçari nga Vushtrria nënshkruan me ekipin e njohur holandez

9 vjeçari me prejardhje nga Vushtrria, Alex Verbovci ka arritur të nënshkruajë me njërin prej klubeve më me renome të Holandës, Feyenoord Rotterdam.

Ai më parë ka qenë pjesë e klubit Sparta Rotterdam, gjersa karrierën e hershme të tij ka vendosur ta vazhdoj në Feyenoord.

Verbovci luan në pozitën e mesfushorit dhe vlerësohet si një talent shumë premtues në fushën e gjelbër.

Lexo edhe:  Kamishi kërkon hapjen e Urës së Ibrit: U bën disa muaj që Kurti ka hapur temën e Urës - tani mos hapja e saj është kthim në vitin 1999/2000