Ushtria bëhet me 10 automjete të reja, kaq është vlera e donacionit të Gjermanisë për FSK-në

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë është bërë pranimi i donacionit prej pesë automjetesh ushtarake.

Donacioni u bë nga Republika Federale e Gjermanisë, teksa në ceremoni moren pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjenerallejtnant Bashkim Jashari si dhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde.

Sipas ministrit Maqedonci, vlera e këtij donacioni është 2.7 milionë euro, shkruan Indeksonline.

Lexo edhe:  Avokati i Naser Pajazitajt: Drejtësia shkoi në vend, ai duhej të lirohej nga fillimi