Kurti homazhe në Gjakovë: Vrasja e fëmijëve e pleqve dëshmon gjenocidin serb

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë homazhe në Kralan të Gjakovës dhe në varrezat e qytetit në Gjakovë, duke nderuar të rënët e Kralanit dhe ata të familjeve Vejsa dhe Haxhiavdyli e Caka në Gjakovë.

Kurti tha se urdhërdhënësit kanë qenë dora e zgjatur e Millosheviqit, të cilët janë me dhjetëra e me qindra, andaj ata duhet të përgjigjen para drejtësisë.

“Vrasja e fëmijëve dhe foshnjave, e pleqve dhe plakave, e grave dhe civilëve të pambrojtur në pranverën e vitit 1999, në Kralan dhe Gjakovë, dëshmon gjenocidin e ushtruar të forcave serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë”.

“Me kodin e procedurës penale dhe plotësim ndryshimin, ne, kemi mundësuar që kriminelët serbë të përndiqen, gjykohen dhe dënohen qoftë edhe në mungesë”, tha Kurti.

Lexo edhe:  Policia sekuestron armë në Orllan dhe Batllavë – një nga të dyshuarit kishte shtënë në aheng familjar