Roza me rrëfim prekës: Kam abortuar një fëmijë, më pas e kam rrahur veten me grushte

Roza Lati ka hapur zemrën duke rrëfyer një histori mjaft prekëse brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 3.

Derisa po bisedonte me banorët e tjerë, Roza ka treguar se para disa vitesh kishte abortuar një fëmijë, pa dëshirën e babait të foshnjës.

Mes lotësh, ajo tha se nuk ishte gati të bëhej nënë dhe se kur mori vendimin për të mos e mbajtur fëmijën, e ka rrahur veten me grusht.

Lexo edhe:  Meti për Blerandon: Jam në gjendje për 1 milion euro me dalë në gjyq nëse e kam godit