Surpriza e mbrëmshme në BB VIP Albania, ky banor u fut për herë të tretë në shtëpi
Spektakli i së shtunës në Big Brother Vip Albania pati surpriza.
Vëllai i madh vendosi që një banor të rikthehet në shtëpi.
Graciano Tagani, banori i cili u eleminua një muaj më parë, e fitoi këtë mundësi nga publiku, duke u bërë kështu hera e tretë që ai futet në Big Brother.
Kjo hyrje ka gëzuar disa banorë, por jo Romeon, i cili u mërzit, por edhe u habit njekohesisht.
Theksojmë se Graciano ka marrë pjesë edhe tek edicioni i pestë i Big Brother Albania./Reporteri.net