Pas përfundimit të ndeshjes, sulmohet nga persona të panjohur gjyqtari kosovar

Gjyqtari kosovar, Ardit Halilaj është sulmuar gjatë ditës së djeshme.

Raportohet se ai u sulmua në Ferizaj, nga disa persona të panjohur, pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Parë, mes Dinamo Ferizajit dhe Suharekës.

Halilaj pas sulmit ka qëndruar në spital duke marrë ndihmën e parë, e më pastaj ka dhënë edhe deklaratë në stacionin e Policisë në Ferizaj.

Ndeshja mes Dinamo Ferizajit dhe Suharekës, përfundoi me fitoren e skuadrës mysafire, me rezultat 2-1.

Lexo edhe:  MIIIRLINDDD DAAAKKKUUU dyfishon epërsinë e Shqipërisë ndaj Polonisë