Florian Marku rikthehet në ring, tregon datën e meçit të madh

Florian Marku do të rikthehet në ring të dielën e 31 marsit. Kudnërshtari i tij do të jetë Chris Kongo dhe pritet të jetë tejet interesant ky meç.

Kjo, pasi që duke marrë parasysh se boksierët patën një konfrontim të ashpër në një konferencë shtypi në gusht të vitit të kaluar.

Boksieri shqiptar në boksin profesionist ka 13 fitore – prej tyre tetë me “nokaut” – dhe një barazim.

Ndërsa, Chris Kongo ka 14 fitore e dy humbje në boksin profesionist.

Ky meç është planifikuar të zhvillohet rreth orës 21:00.

Lexo edhe:  Tërmet në rajon, raportohet se lëkundjet u ndjenë edhe në Kosovë