Vjehrra e bën ‘llom’ nusen, Policia i shkojnë në shtëpi
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.
Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në Isniq të Deçanit, gjatë ditës së djeshme. Sinjali mëson se këtë herë në rast janë të përfshirë nusja dhe vjehrra, ku kjo e fundit është denoncuar nga gruaja e të birit për dhunë psikike.
Viktima 25-vjeçare e ka denoncuar nënën e bashkëshortit për dhunë në familje, duke deklaruar se po i bën presion, duke i shkaktuar kështu shqetësim e frikë. Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur të kërkojë ndihmë nga Policia duke e raportuar rastin.
Denoncimi i viktimës ka aktivizuar Policinë, me ç’rast dy palët kanë dhënë deklaratat e tyre për motivet e rastit dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit, vjehrra 61-vjeçare është liruar.