Obiliq, persona të maskuar vodhën para nga një lokal i kozmetikës
Dy persona të maskuar kanë vjedhur para të gatshme në një kozmetikë në Obiliq.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, derisa rasti vazhdon nën hetime.
“Shkabaj, Obiliq 22.03.2024-22:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se dy të dyshuar dhe të maskuar, me force kanë depërtuar në lokalin e kozmetikes dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Rasti nën hetime”, raporti i plotë i Policisë./teve1.info/.