Gjendet i vdekur një burrë në Viti afër një objekti, Policia e cilëson si vdekje të dyshimtë  

Një burrë është gjetur i vdekur afër një objekti në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Viti.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Vdekje e dyshuar. Rr. Dëshmorët e Kombit, Viti 22.03.2024-09:00. Është raportuar, se afër një objekti, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  Policia në aksion të madh, shkon në shtëpinë dhe lokalet e “Llepotës”