Ramush Haradinaj me Halil Kastratin shkojnë për iftar të Shtëpia e të Moshuarve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në iftarin e shtruar nga humanisti i madh shqiptar, Halil Kastrati në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë.

Haradinaj ka thënë se Shtëpinë e të Moshuarve, është vetëm një nga projektet bamirëse të Halil Kastratit.

“Humanisti Halil Kastrati sonte na bashkoi për iftar në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë. Kjo shtëpi ku bëhet një punë shumë fisnike në përkujdesje ndaj të moshuarve tanë, është vetëm një nga projektet bamirëse të Halilit.

Zoti i bekoftë të gjithë ata që kujdesen për qytetarët e Kosovës që kanë nevojë për ndihmën e kujdesin vëllazëror”, ka thënë Haradinaj.

Lexo edhe:  Të shtëna me armë zjarri në Bogë, i dyshuari gjuan nga vetura dhe zhduket