Manastiri bëhet edhe me 7 ari tokë në qendër të Deçanit

Përpos që ka marrë nën zotërim dhjetëra hektarë tokë të ish-ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, përreth oborrit e zonës, Manastiri i Deçanit zyrtarisht është bërë pronar i ri edhe i tokave në pjesën përpara Komunës së Deçanit, në qendër të qytetit, saktësisht skaj shtatores së heroit Sali Çekaj.

Sipas dokumentit, 234,563² metra tokë i kanë kaluar në pronësi Manastirit. Manastiri i Deçanit sipas këtij dokumenti po del të jetë pronari i tri parcelave në qendër të Deçanit. Janë 722 m², apo 7 ari tokë.

Shifrat e njësisë kadastrale në vendimin e Agjencisë Kadastrale përputhen dhe janë lehtë të verifikueshme përmes platformës shtetërore “Geportal”.

Parcela me numër 01105-0, i ka 481 m² tokë ndërtimore, parcela e dytë 220 m²,  dhe parcela më e vogël po ashtu tokë ndërtimore, 21 m².

Për tokat që i posedon Manastiri i Deçanit me lokacion rreth 20 metra larg Komunës, nuk deshi të prononcohet kryetari, Bashkim Ramosaj.

Në anën tjetër, përkundër që vendimi mbanë datën 13 mars 2024, historianët nga Deçani pretendojnë se për 7 ari tokë para Komunës ka një ujdi ku Manastiri i Deçanit kishte hequr dorë nga këto prona.

“Në vitin 2009 ujdia e dytë që është bërë nga UNMIK-u përfaqësuar nga Erns Qok dhe Sava Janjiqi me një avokat të tij përfaqësues të Manastirit të Deçanit e bëjnë një ujdi mbi faljen që faktikisht e legjitimojnë faljen apo dhurimin që iu është bërë në vitin 1997 nga Serbia e Milosheviqit. Tash Sava Janjiqi prej vullnetit të mirë se ai është zemër, edhe ai kinse heqë dorë prej ngastrave, kjo i bie po ta marr tokën krejt tokën e po ta fali oborrin”, ka deklaruar Adem Lushaj, historian, për RTV Dukagjini.

Lexo edhe:  Përurohen shkallët te Posta e Madhe