“Unazat e divorcit” – trendi më i ri i prezantuar nga modelja e njohur

Modelja amerikane, Emily Ratajkowski, jo vetëm që u divorcua, por ajo po e feston me stil dhe me humor këtë ngjarje.

Supermodelja, e cila u nda nga producenti Sebastian Bear-McClard në shtator 2022, kohët e fundit, u shfaq në mediat sociale, për të treguar aksesorët e saj të rinj mahnitës.

Në një seri selfiesh seksi topless nga shtrati i saj, Ratajkowski shfaqi unazat verbuese, të cilat ishin punuar nga diamantet e unazës së saj origjinale të martesës.

Bizhuteritë e reja morën emrin “unazat e divorcit”, të cilat ishin ndarë në dy pjesë.

Zgjedhja për të vënë unazën e saj të mëparshme të martesës nuk ishte e rastësishme, pasi Ratajkowski qëllimisht donte të sinjalizonte një deklaratë të guximshme, për të rifituar pavarësinë e saj dhe për të ecur përpara nga e kaluara.

Ratajkowski ndau gjithashtu disa përjetime të mbledhura nga përvoja e saj e divorcit, duke ofruar mbështetje dhe solidaritet për gratë e tjera që kanë raste të ngjashme.

Lexo edhe:  LIVE: Largohet trupi i viktimës pasi u la më shumë se një orë në vendin e ngjarjes