Nusja denoncon vjehrrën në Polici për dhunë psikike, thotë se s’do të jetojë me të

Çdo ditë në vendin tonë raportohen dhjetëra raste të dhunës në familje, ku viktima janë zakonisht gratë që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga familjarët e tyre. Por nuk janë të rralla edhe rastet kur nga dhuna pësojnë edhe nuset të cilat kanë probleme me vjehrra.

Një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Palaj të Obiliqit, ku një grua ka denoncuar në Polici vjehrrën e saj.

Sinjali mëson se sipas dëshmisë së 23-vjeçares, vjehrra ushtron vazhdimisht dhunë psikike ndaj saj, duke e fyer me fjalë ofenduese.

Si pasojë e kësaj, ajo ka kërkuar që të kthehet në shtëpinë e familjes së saj në Lipjan dhe ka deklaruar se nuk pranon që të jetojë me vjehrrën nën të njëjtin kulm.

Njësitë policore kanë shoqëruar të dyshuarën në stacion të Policisë ku është intervistuar nga hetuesit.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’, ndërsa viktima bashkë me fëmijët ka shkuar te prindërit e saj.

Lexo edhe:  Aksidenti me fatalitet në Gjilan, ky është këmbësori që u godit për vdekje nga vetura