Burrë e grua gjenden të vdekur brenda shtëpisë së tyre në Rahovec

Policia ka njoftuar se sot rreth orës 12:25 janë gjetur dy persona pa shenja jete në fshatin Pataqan i Poshtëm të Rahovecit.

Sipas policisë viktimat ishin burr dhe grua i moshës madhore, ndërsa anë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre.

“Me datën 17.03.2024 rreth orës 12:25 jemi njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec, burrë e grua të moshës madhore janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje policia ka bërë të ditur se dyshohet se vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marr flakë një kolltuk.

“Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marr flakë një kolltuk, dyshohet nga një prizë elektrike.

Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast “hetim i vdekjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:  3 mjekë kthehen nga Gjermania për të punuar në Kosovë