Hoxha: Nuk u martova për pasion e epsh, por për humanizëm – e strehova një vajzë
Hoxha Vesim Avdiu i është drejtuar publikut me një letër ku ka sqaruar të vërtetën e tij, pas martesës me gruan e dytë.
Ai thotë se nuk është martuar për inati të askujt e as për të shuar ndonjë pasion e epsh, raporton Paparaci. Por siç tregon ai “martesa është krejtësisht për motive fetare e humanitare, për ta strehuar një vajzë që nuk e kishte gëzuar më të mirën e kujdesit për shëndetin dhe edukimin e saj në familjen e saj”.
“Dashamirët e mi i përkujtoj që feja dhe morali im nuk ka ra, nuk ka lëvizur nuk kam shkelur asgjë nga parimet e fesë. Madje edhe këtë dijeni se: nuk jam martuar për inati të askujt e as për të shuar ndonjë pasion timin. Po të ishte martesa e dytë e buruar nga epshi dhe pasioni, do ta bëja më herët dhe me ndonjë grua të famshme e të shquar për lakmitë njerëzore. Madje edhe për moshën do ta martoja dikend që sapo i ka mbushur 18 vjet.
Dijeni të dashur miq se martesa ime është krejtsisht për motive fetare e humanitare, për ta strehuar një vajzë që nuk e kishte gëzuar më të mirën e kujdesit për shëndetin dhe edukimin e saj në familjen e saj. Andaj, mos e keni dert fenë time për këtë rast, sepse nuk kam lajthitur. Lutem unë dhe lutuni edhe ju për mua për vendosmëri e stabilitet në fe, deri në vdekje”, thotë hoxhë Avdiu.