Pas liberalizimit të vizave duhet ti keni parasysh këto informacione

Nga 1 janar 2024, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësinë të udhëtojnë në të gjitha shtetet e Zonës Schengen. Megjithatë për të realizuar udhëtimet në këto shtete ekzistojnë disa rregulla dhe detyrime që duhet të respektohen.

Qytetarët me pasaportë të Kosovës do të kenë mundësinë e udhëtimit pa vizë për qëndrime afatshkurtra, duke përfshirë vizitat turistike dhe ato te miqtë apo familjarët, disa herë brenda vitit. Kjo e drejtë ju takon 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh.

Tutje, për të udhëtuar pa vizë, kërkohet pasaportë biometrike, informata apo dëshmi mbi arsyen e udhëtimit, rezervimi i hotelit apo informata të vendqëndrimit, biletë kthyese si dhe dëshmi për mjete të mjaftueshme financiare para cash ose kartelë krediti.

Gjithashtu, qytetarët njoftohen se shkeljet e rregullave apo abuzimi i kësaj të drejte mund të sjell pasoja personale, duke përfshirë gjoba financiare, shënim në pasaportën tuaj dhe ndalim të hyrjes në zonën Shengen deri në 5 vite.

Në momentin që plotësohen këto kërkesa, qytetarëve të Kosovës iu mbetet vetëm të rezervojnë biletën e tyre të udhëtimit dhe të zgjedhin vendqëndrimin.

Por, kur jemi tek çështja e biletave, qytetarët e Kosovës duhet pasur kujdes se cilës platformë ia besojnë pagesën dhe rezervimin e biletës së tyre të udhëtimit.

Lexo edhe:  Klinë: Djali sulmon njerkën dhe përleshet me babain e tij, përdoret edhe ‘stupci’