Manastriri i Deçanit, Syla: Kurti donte të hyjë në histori si “shqiptaromadh”, përfundoi si vendasi i tij Abazoviqi

Gazetari Valon Syla ka komentuar pajtimin e Qeverisë së Kosovës me vendimin e Gjykatës Kushtetuse për t’ia dhënë prona Manastirit të Deçanit.

Syla ka shkruar në Facebook, të mërkurën se Kurti ka dashur “të hy në histori si shqiptaromadh”, por po del si Dritan Abazoviqi, ish-kryeministrit të Malit të Zi.

”Kishe parimor… e burrë i fortë me gjyks pule e fali Manastitin ditën e parë të Ramazanit. E more Albin Kurti… deshte me hy ne histori si shqiptaromadh, e dole si vendasi i yt Abazoviqi, se edhe ai e ka fal si ti… por ai në Mal të Zi, e të në Republikën e Kosovës, që e ke njoftë ti si shtet, mas 110 njohjeve të shteteve të tjera… More rrenc… Nginu Vetëvendosje se na patët lodhë”, ka shkruar Syla. /Gazeta Express

Lexo edhe:  Presidentja Osmani sot përballë Christiane Amanpour në CNN, do të flasë për zhvillimet në veri