“Adriana Matoshi 3 – 0 tumori”- Përfundon me sukses operimi i Adriana Matoshit

Dy ditë më parë, aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi njoftoi se edhe një herë po nis betejën me tumorin.

Ajo bëri të ditur se është shtrirë në spital dhe do t’u nënshtrohet intervenimeve të nevojshme mjekësore.

Gjatë ditës së sotme ajo ka bërë të dikur se ka kaluar me sukses intervenimin e nevojshëm mjekësore, raporton Gazeta10.

E sot, miq të Matoshit, kanë bërë të ditur se ajo ka kaluar me sukses operimin.

“Adriana Matoshi 3 – 0 tumori. Prapë fituese loçka jonë” ka shkruar në Facebook miku i saj, Arbër Rama.

Lexo edhe:  Vetura godet një punëtor të pastrimit në Prizren