Ja si ndodhi aksidenti me fatalitet në Dush të Klinës, policia jep detaje

Një aksident i rëndë trafiku, ku si pasojë ka ndërruar jetë 55-vjeçari, Agim Tafili nga Shtarica.

Policia e Kosovës ka jep detaje në lidhje me aksidentin.

Rasti është duke u hetuar.

“Në aksident ishin të përfshirë   dy vetura civile me targa vendore.  Deri te aksidenti  kishte ardhur gjerë sa i dyshimti ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Klinës në drejtim të fshatit Ujmir dhe me të arritur në fshatin Shtaric- Klinë, kalon në anën e majtë dhe me pjesën e par ballore përplaset   ne automjetin e viktimës qe ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt.  Në vend të ngjarjes mjeku kujdestarë  ka konstatua vdekjen e njërit nga të lënduarit ( i dyshuari) gjerë sa tre persona të  lënduar janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet në njoftim, përcjell IndeksOnline.

Lexo edhe:  Nis tubimi i qytetarëve në protestë, veteranët kërkojnë dorëheqjen e Mimoza Kusari Lilës