E tmerrshme: 13-vjeçarja nga Malisheva e raportuar e zhdukur dyshohet se është dhunuar nga dy persona

Të miturat janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve seksuale, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë. Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre, që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet. Shumë herë këto ngjarje zbulohen pasi viktimat largohen nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë i ka ndodh edhe një vajzës vetëm 13 vjeçare nga Malisheva, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familja e saj.

Vajza u gjet, por ajo që u zbulua pas hetimeve doli të jetë tronditëse për familjen.

Burimet e Gazetës Sinjali tregojnë se ajo është gjetur me dy persona të moshës madhore, të cilët dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Pasi vajza u gjet, e njëjta më pas u dërgua në spital për ekzaminimet e nevojshme dhe më pas ka dhënë deklaratën e saj lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur gjatë kohës që ajo ishte larg shtëpisë.

Njësitet policore janë vënë menjëherë në lëvizje për t’i kapur personat e dyshuar, me ç’rast të njëjtit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ndaj tij hapet rast nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunim’.

Policia ende nuk ka dhënë detaje për rastin.

Lexo edhe:  Alarmante: ​10 raste të reja me HIV në Kosovë