Treni godet një furgon në Klinë, lëndohen rëndë dy persona

Sot rreth orës 18:10 minuta ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes trenit dhe një furgon në Krushevë të Klinës, raporton Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se nga ky aksident lëndime të rënda kanë marr dy persona dhe janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.

“Rreth ores 18:10 policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e madhe në Klinë, ku janë përfshirë një tren dhe një furgon. Dy persona kanë pësu lëndime të rënda dhe janë dërgu në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, në vendin e ngjarjes janë dalë të gjitha njësitë kompetente”, tha Gashi për Sinjalin.

Lexo edhe:  Këta janë dy punëtorët e pompës “Euro Kos” në Lipjan që u kapën me drogë, ndalohen për 48 orë