Kurti: Adem Jashari është emri i përveçëm me të cilin mund t’i referohemi lirisë sonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 26-vjetorin e nisjes së Epopesë së UÇK-së në Prekaz, ka thënë se liria për të cilin luftoi komandanti Adem Jashari, sot është bërë në një vend ku sundon ligji.
Ai ka thënë se komandanti Adem Jashari, është emri i përveçëm me të cilin mund ti referohemi lirisë sonë.
“Çdo vit Kuvendi i Kosovës mblidhet për ta nderuar familjen Jashari në ndër të 5, 6 dhe 7 marsit. Më 6 mars 1999 manifestimi qe ka nisur qysh në zjarrin e luftës ka zënë vend ndër vite. E kjo përmbledhur një trashëgimi te madhe kulturore atdhetare e politike që përmes saj po forcohet edhe shteti ynë sidomos që nga lidhja e Prizrenit. Me të vërtete rezistenca e familjes Jashari është unike, produkt i natyrshëm i atyre që sollën organizimin e kryengritjeve të perandorisë osmane e regjimit serb. Liria për të cilin luftoi Adem Jashari sot është bërë në një vend ku sundon ligji. Liria ishte kusht i jetës e që u bë kusht i vdekjes së tij. Adem Jashari është emri i përveçëm me të cilin mund ti referohemi lirisë sonë, lavdi”, ka thënë ai.