Qëllohen me armë zjarri dy të rinj shqiptarë në Itali

Dy të rinj shqiptarë, të moshës 26-vjeçare, janë plagosur me armë zjarri në Itali.

Sipas raportimeve nga ANSA, mësohet se ngjarja e ka ndodhur mes të shtunës së 2 marsit dhe të dielës 3 mars në zonën via Casilina, pranë Borgata Finoçhio, në periferi të Romës.

Dy të rinjtë shqiptarët, që rezultojnë të dënuar më parë për drogë, janë qëlluar teksa ndodheshin në makinën me të cilin po lëviznin, e cila ishte e marrë me qira.

Policia ka nisur hetim mbi ngjarjen dhe sipas mediave italiane, dy të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe:  Kosovarja Mrika Islami konvertohet në katolike