Plas sherri mes vajzave në “BBV”

Debatet duket se i kanë lënë vend përplasjeve fizike në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Ditën e sotme Sara dhe Françeska janë përplasur për punët e shtëpisë ndërsa nuk i kanë kursyer aspak ofendimet ndaj njëra-tjetrës.

Mirëpo këtë mbrëmje situata mes vajzave ka degraduar deri në përplasje fizike. Sara është përpjekur të futet në tualet me Françeskën ndërsa kjo e fundit nuk e ka lejuar dhe kur ka dalë e ka shtyrë me forcë duke e ofenduar me etiketime të tilla si: Injorante, debile.

U desh ndërhyrja e banorëve të tjerë që situata mes vajzave të mos i kalonte caqet sërish. Kjo nuk është hera e parë që shohim të tilla skena në shtëpinë më të famshme, pasi edhe pak ditë më parë pati një tentativë për përplasje fizike mes Meritonit dhe Fationit.

 

 

Lexo edhe:  Edona nervoze me mëngjes, kapet me Azemin dhe Lindën