Arrestohet personi që sulmoi gazetarin në Pejë
Sot gjatë ditës është sulmuar gazetari i portalit lokal “Peja fokus”, gjatë raportimit të tyre në lidhje më një ngjarje.
Nga pamjet e publikuara prej këtij portali ka ngjallur shumë reagime në rrjet.
Ndërsa, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje për 48-orë.
Kështu bëri të ditur, për IndeksOnline, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
““Është ndaluar personi për veprën penale “sulmi”, në kohëzgjatje prej 48 orësh”, ka thënë Nikçi shkurt.