Qeveria përjashton Skenderajn nga Këshilli Organizativ për Epopenë e UÇK-së

Qeveria e Kosovës ka përjashtuar komunën e Skenderajt nga Këshilli Organizativ për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila mbahet me 5, 6 dhe 7 Mars. Kështu thuhet në reagimin e komunës së Skenderajt.

Sqarimi i plotë i Komunës së Skenderajt:

Sqarim për opinionin rreth organizimit të Epopesë së UÇK-së

Me keqardhje njoftojmë qytetarët dhe opinionin publik se është hera e parë që Komuna e Skenderajt përjashtohet nga Këshilli Organizativ për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila mbahet me 5, 6 dhe 7 Mars, me aktivitete të ndryshme në Prekaz dhe në qytetin e Skenderajt, pra në territorin administrativ të komunës së Skenderaj

Komuna e Skenderajt gjithmonë ka qenë pjesë e organizimit të Epopesë dhe me punë, angazhim e përgjegjësi të lartë ka kryer detyrat e saj për mbarëvajtjen sa më të mirë gjatë gjithë viteve të kaluara, duke treguar bashkëpunim të shkëlqyer me të gjitha qeveritë qendrore nën patronatin e të cilave organizohet ky shënim

Epopeja e UÇK-së është ndër ngjarjet më madhështore e cila gjithmonë dhe çdoherë ka personifikuar unitetin, afrimin dhe mirëkuptimin e të gjithë shqiptarëve dhe asesi përqarjen e përjashtimin.

Përkundër kësaj, Komuna e Skenderajt do të vazhdojë që këtë ngjarje ta shënojë me aktivitete të shumta sipas agjendës zyrtare, e cila do të publikohet të premten në faqen zyrtare të Komunës, në rrjete sociale dhe në media.

 

Lexo edhe:  Edi Rama lajmëron largimin nga politika vitin e ardhshëm