Detaje për mërgimtarin që u gjet i vdekur nën ashensor: Iu gjetën mbi 86 mijë franga e tre telefona

Prokuroria e Gjilanit ka dhënë detaje rreth rastit ku një burrë u gjet pa shenja jete në bodrumin e ashensorit të një ndërtese.

Në njoftim thuhet se bëhet fjalë për 66-vjeçarin M.H, i cili ishte raportuar si i humbur më 9 janar.

Organi i akuzës dha detaje se edhe çka është gjetur në vendin e ngjarjes.

“Pas gjetjes së personit të zhdukur, në çantën e tij është gjetur edhe shuma e lartcekur e të hollave prej 86,250 Franga zvicerane, si dhe 350 Euro, tre telefona mobil dhe sende tjera personale”, thuhet në njoftim.

“Pas raportimit si person i humbur, dyshimet e para kanë qenë në drejtim të veprës penale ‘’Rrëmbimi’’, pasi i njëjti pas lirimit nga qendra e paraburgimit në Lipjan, më 09 Janar 2024, kishte pasur me vete 86,250 Franga zvicerane, prandaj Prokuroria Themelore në Gjilan, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të kësaj vepre penale dhe veprime të shumta hetimore”, theksohet tutje nga ky organ.

“Prokurori i shtetit ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Po ashtu janë angazhuar ekspertë nga fakulteti teknik, me qëllim të ekspertimit të funksionalitetit teknik të ashensorit, janë bërë urdhëresa për ekzaminimin e telefonave dhe janë ndërmarrë veprime tjera hetimore”.

Lexo edhe:  Trumpi zotohet ta shkarkojë prokurorin që ngriti aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve