Pjesëtarët e KFOR-it kërcënohen me jetë – një i arrestuar
Jo rrallëherë përfaqësuesit e sigurisë në vend ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.
Një rast i tillë u ka ndodh edhe disa karabinierëve të KFOR-it. Ata janë kërcënuar me jetë derisa ishin për vizitë në fshatin Lubiqevë të Prizrenit, mëson Gazeta Sinjali.
Dy persona të dyshuar njeri nga të cilët është arrestuar dhe tjetri është në kërkim policor, i kanë ofenduar pjesëtarët e KFOR-it, dhe më pas njeri prej tyre i ka kërcënuar me vrasje.
Rasti është duke hetuar, dhe me kohë do të ndërmerren veprimet e tjera. Policia ende nuk ka dhënë detaje për këtë ngjarje.