Një 100-vjeçar dyshohet se ka bërë vetëvrasje me granatë të dorës në Klinë
Një person i moshës rreth 100-vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje me granatë të dorës.
Ngjarja ka ndodhur të martën mbrëma në Klinë.
Rastin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Pejë.
“Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.
Ai tutje ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar si hetim i vdekjes.