Policia gjen një laborator droge në Leposaviq, personi i dyshuar arrestohet në pikën kufitare në Jarinje

Me datën 24.02.2024, rreth orës 07:30, Policia e Kosovës ka pranuar një informata relevante se në shtëpinë e të dyshuarit me iniciale; R.V.(1981) në fshatin Granican, Komuna Leposaviqit dyshohej se ka të improvizuar laborator për kultivimin e bimëve të kanabisit.

Menjëherë, Njësia e antidrogës e PK-së (DHTN Mitrovicë Veri) në koordinim dhe asistuar nga zyrtarë policor të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë Veri kanë realizuar një operacion bastisje/ kontrolli në atë lokacion ku gjatë bastisjes në një dhomë të shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar rreth 23 bimë të mbjella të dyshuar si kanabis me gjatësi nga 40 cm deri në 1.85 cm , si dhe pasje tjera të cilat nevojiten për improvizimin e laboratorit (poqa, ventilim etj).

Janë kryer proceduat e vend shikimit nga forenzika, përderisa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe me udhëzim të tij, nga bimët merren disa mostra për dërgim në laborator, kurse pjesa tjetër me urdhër të tij shkatërrohen.

I dyshuari në momentin e kryerjes se operacionit policor nuk ndodhej në shtëpi/lokacion, por pas një shkëmbimi te informacioneve dhe bashkërendimi të veprimeve policore i dyshuari i lartcekur me iniciale R.V. (1981) rreth orës 19:30 është identifikuar dhe arrestuar në pikën kufitare në Jarinje dhe të njëjtit me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i caktohet masa e ndalimit policor prej 48 orësh për procedura të mëtejme ligjore.

Lexo edhe:  Reoni i vogël ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj