Këta janë dy banorët që u eliminuan mbrëmë nga BBVA
Albi Nako është banori që u largua nga shtëpia mbrëmë në Big Brother Vip Albania.
Si pasojë e një nominimi mes të gjithë djemve, ai ishte më pak i votuari nga publiku.
Përveç Albit, Arta është barorja e dytë që ka dalë nga shtëpia e Big Brother mbrëmë, duke lënë në mes ëndrrën për të vazhduar rrugëtimin drejt çmimit të madh.
Largimi i Artës në televotimin e dytë ka lënë Riken, Vesën dhe Romeon të përlotur, për shkak të marrëdhënies që kishin krijuar, një raport i mirë miqësor.
“Shumë e bukur për mua si eksperiencë, por është jashtëtokësore. Kur je brenda aty, duket që shumica e banorëve kanë hyrë në një trajnim për të pasur një sjellje të caktuar. E dio që jashtë nuk mundet të kuptohet. Më shumë lojtar dhe tregon veten më pak se të tjerët? Më ka ndodhur me Ilnisën që e ka bërë personazhion e vërtet, por ka raste që tregon personalitetin e saj”, tha Arta pas eliminimit.