Kiara sqaron pse fshiu Luizin dhe fotot me të nga Instagrami

Tani që Kiara ia ktheu sërish follow-in Luizit në Instagram si dhe riktheu fotot në çift, mund të marrim frymë lirisht. Martesa e çiftit nuk është në krizë dhe ata po presin me padurim lindjen e bebushes së tyre.

Po çfarë ndodhi? Situatën na i sqaroi vetë Luizi. Në një video live në Instagram ai tha se gjithë situata ishte një lojë e organizuar nga Kiara.

Kjo e fundit u përfshi në Live bashkë me Luizin duke thënë se nuk ka asgjë për tu shqetësuar dhe se e gjitha ishte një lojë e vogël për Luizin, i cili mesa duket ishte ” bërë për ujë të ftohtë”.

“Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin, ishte një prank që i bëra Luizit”, tha ajo.

Lexo edhe:  Fero i penduar thellë ka një lutje për Arbenitën: Lutem që ti të rikthehesh, eh sa mërzitem kur nuk më flet!