Mjet i dyshimtë në rrugën ‘B’ në Prishtinë, Policia në vendngjarje

Një pjesë e rrugës ‘B’ në kryeqytet është bllokuar për qarkullim si pasojë dyshimeve për një mjet të dyshimtë, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se njësitë policore janë në vendin e ngjarjes për të menaxhuar situatën.

“Rreth orës 20:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një mjet të dyshimtë në rrugën “B” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha ajo.

Lexo edhe:  Ky është polici i arrestuar nën dyshimet për organizim të lojërave të fatit