Incident gjatë festës së Pavarësisë në Ferizaj, disa të rinj rrëzohen nga furgoni

Gjithandej vendit sot qytetarët e të gjitha moshave kanë dalë në rrugë për të festuar përvjetorin e 16 të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Festimi me sirena të veturave e flamuj është i zakonshëm në çdo festë të shqiptarëve raporton, Gazeta Sinjali.

Kështu po festojnë edhe sonte, por një incident ka ndodhur në qytetin e Ferizajt ku disa të rinj e kanë pësuar keq pasi kishin hipur mbi një furgon, i cili ishte në lëvizje.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes në momentin kritik, i cili mund të përfundonte keq për të rinjtë, pasi kishte rrezik edhe të shkelen me veturë.

 

Të gjithë situatën e kanë menaxhuar shpejt, pasi brenda pak sekondash katër të rinjtë janë çuar nga toka dhe kanë hipur sërish në automjet.

 

Lexo edhe:  Arrestohet pjesëtari i FSK-së, denoncohet nga bashkëshortja për dhunë në familje