Qentë endacakë sulmojnë një grua të moshuar në Prishtinë, publikohen pamjet e rënda

Prania e numrit të madh të qenve endacakë në rrugët e kryeqytetit, është një ndër problemet e shumta me të cilat përballen banorët. Ata bëhen edhe më agresivë gjatë stinës së dimrit, e si pasojë shumë shpesh ka pasur edhe viktima nga kafshimet e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur sot në rrugën ‘Bajram Kelmendi’ në kryeqytet.

Siç njoftojnë ‘Vrojtuesit e lagjes’ viktimë është një grua në moshë, teksa kanë publikuar edhe pamjet nga lëndimet që mori.

Sot te rruga Bajram Kelmendi eshte sulmuar nje grua ne moshe nga qentë endacakë! 16 Vjet shtet Kryeqyteti Prishtina”, thuhet në postim.

Lexo edhe:  “16 copa kam me ja njehë, rafall”, vazhdojnë kërcënimet me jetë ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi