Diola Dosti: Unë nëse ha një copë tortë, rri 24 orë vetëm me ujë

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Diola Dosti ka folur për mënyrën e të dobsuarit shpejt.

Dosti tha se ajo mban regjim, derisa ka marrë shembull se nëse në një ditëlindje në ora 12:00 ha një copë torte, ajo 24 orë të tjera do të rrijë pa ngrenë.

Nutricionistja ka thënë se rrin edhe 32 orë pa ngrënë.

“Nuk është fat të jesh në formë. Unë kam një lloj respekti për veten dhe ndjek një lloj regjimi, mbaj balanca. Që domethënë, nëse ti më fton në ditëlindjen tënde dhe do më japësh mua atë copën e tortës në 12 të natës, unë do e konsumoj për të të respektuar. Por unë do rri më pas 24 orë pa ngrënë ushqim. Unë e bëj njëherë në javë këtë regjim. Unë e çoj edhe në 32 orë”, tha Diola Dosti.

Lexo edhe:  Lajm i keq për fansat: Beniada nuk është më beqare, shfaqet me të dashurin