Pas një mosmarrëveshje, klienti therr punëtorët e një Renta-car në Prizren
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Renta-carin ‘GALAKTIKA’ në Prizren.
Pas një mosmarrëveshje, klienti ka therrur me thikë dy punonjësit e këtij biznesi të veturave me qera.
Burime të gazeta10 tregojnë se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23.20.
Siç mëson gazeta10, punëtorët e lënduar (emra të njohur për redaksinë) janë dërguar për trajtim fillimisht në Spitalin e Prizrenit, e me pas janë dërguar për QKUK pas natyra e lëndimeve ka qenë serioze.
Gazeta nga burimet e saj mëson se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Mësohet se njëri nga të dyshuarit në lidhje me rastin është identifikuar