Sulmohen fizikisht zyrtarët policorë në pikën kufitare në Merdar, prangoset i dyshuari

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës, dhe jo vetëm.

Një rast i tillë ka ndodh edhe në pikën kufitare në Merdar.

Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari ka goditur policët në shenjë revolte gjatë procedurave të zhdoganimit të mallit.

Me ç’rast personi i dyshuar është arrestuar dhe intervistuar nga Policia.

Me vendim të Prokurorit rasti është iniciuar si ‘Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Lexo edhe:  Halilaj i quan ndërmarrje e përbashkët kriminale ish-krerët e UÇK-së