E rëndë: Humb jetën një punëtor te një gurthyes në Skenderaj, dyshohet se e zuri ekskavatori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë te një gurthyes në fshatin Qirez të Komunës së Skenderajt, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, një punëtor ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e lëndimeve të rënda që ka pësuar pasi dyshohet se e ka zënë ekskavatori.

Në vendin e ngjarjes tashmë ndodhen njësitë përkatëse të Policisë.

Lexo edhe:  AME-ja del me apel për të parandaluar zjarrvëniet