Prishtina pritet të lidhet me tren me Fushë Kosovën dhe aeroportin
Një tren i lehtë që lidh Prishtinën me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës në Sllatinë.
Ky është projekti i radhës i Ministrisë së Infrastrukturës, i cili është aprovuar për financim nga Bashkimi Evropian, tha sot ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Aliu tha se treni do të kalojë nga Prishtina në Fushë Kosovë dhe i njëjti mundëson shkarkimin e trafikut në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
“E kemi projektin e hekurudhës, nga Prishtina në aeroportin e Prishtinës, e që është linjë hekurudhore që sapo është aprovu. Është apovu nga BE për financim, e kemi shty si projekt i cili lidh Prishtinën me aeroportin e që kalon edhe në Fushë Kosovë. Mundëson shkarkimin e trafikut nga Fushë Kosova në Prishtinë. Po ashtu projektet tjera ndërlidhse, jemi në fazë të komunikimit me Komunën e Prishtinës për unazën e Prishtinës. Kjo mbase do të filloj të realizohet me segmente, është në fazë të përfundimit. Projekti i tillë është i rëndësishëm për shkarkimin e trafikut në kryeqytet”, tha ai.