E rëndë: Një burrë dërgohet pa shenja jete në Emergjencën në Llapnasellë, dyshohet se e zuri dera e oborrit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Llapnasellë, ku një person është dërguar pa shenja jete në Shtëpinë e Shëndetit.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një të moshuar, vdekja e të cilit është konfirmuar nga ekipi mjekësor , ku pas kontrollit u konstatua se viktima ishte pa shenja jete.

I ndjeri, siç merr vesh Sinjali, dyshohet se pësoi lëndime të rënda pasi e ka zënë dera e oborrit dhe për pasojë nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve.

Lidhur me rastin, Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme që zbardhin rrethanat e asaj që ka ndodhur.

Me urdhër të Prokurorit, pritet të nisin hetimet për vdekjen e të moshuarit.

Lexo edhe:  "Ma kpute shpirtin o vlla", postimi prekës i shokut të të riut që vdiq sot në aksident