Burri në Drenas rrah gruan dhe djalin, ata kërkojnë ndihmën e Policisë

Telashet familjare janë të shpeshta, ku anëtarët përleshen mes vete apo pësojnë nga kryefamiljari.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Drenas, ku një burrë dyshohet se pas një mosmarrveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij.

Si pasojë e dhunës së ushtruar, të dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Rajoni mëson se viktimat kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me rastin, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Pensionohet Besa Çejku Buçinca, jep lajmet për herë të fundit (Video)