Qytetarët e Skenderajt gjejnë para dhe ia dorëzojnë policisë

Dy qytetarë të Skenderajt, në dy raste të ndara kanë gjetur para gjatë dy ditëve të fundit dhe i kanë dorëzuar ato në polici për t’i kthyer te pronarët e tyre, ka njoftuar Policia e Kosovës të enjten.

Sipas njoftimit, më 10 gusht, qytetari Valdrin Fazliu në një vendparkim të qytetit kishte gjetur një kuletë me një sasi të konsiderueshme të parave dhe dokumente personale

Ai e ka dorëzuar kuletën në polici në mënyrë që kuleta me paratë dhe dokumentacioni t’i ktheheshin pronarit. Policia ka identifikuar pronarin dhe më pas kuleta i është kthyer atij.

“Ndërsa sot me datë 11.08.2022, gjatë shërbimit në një barnatore, një qytetari i kishin rënë një sasi e parave ndërsa pronari i barnatores, Xhevat Abazi, kishte gjetur paratë dhe menjëherë kishte njoftuar policinë dhe ia kishte dorëzuar paratë policisë për ta identifikuar pronarin. Policia në këtë rast është në proces të identifikimit të pronarit që më pas paratë t’i kthehen atij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe:  Ky është personi që dyshohet se dëmtoi varrezat në Lubeniq të Pejës, dërgohet në mbajtje